Nju-Jork: Rruga do të marrë emrin e Isa Boletinit, familja nuk ftohet në përurim
27 tetor 2025
| 12:59
Një ngjarje e madhe do të shënohet në fund të nëntorit në Nju-Jork (State Islands) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Atje një rrugë do të emërtohet me emrin e heroit tonë kombëtar Isa Boletini. Por, duket se pasardhësve të tij iu ka ngelur hatri, për shkak se ata nuk janë ftuar në përurimin e kësaj rruge.
Lidhur me këtë, drejtpërdrejtë në “Klan Kosova” ka folur familjari i heroit, Gazmendi.
Sipas tij, organizatori nuk ishte dhe aq komunikativ dhe nuk ndante informacione me familjen.



