Nju Xhersi/ Të shtëna në mes të ndeshjes, zbrazet stadiumi (Video)

16 nëntor 2019 | 18:44

Dy persona u plagosën dhe janë në gjendje të rëndë për jetën pas të shtënave me armë në një stadium futbolli amerikan mes skuadrave të shkollave të mesme. Një burrë dhe një djalë 10-vjeçar janë plagosur gjatë incidentit në Plesentvill, Nju Xhersi, të premten në mbrëmje.

Pamjet dramatike, ku tifozët dhe lojtarët vraponin si të çmendur për t’i shpëtuar plumbave u transmetuan nga një media lokale që po ndiqte ndeshjen. Autoritetet arritën të gjenin armën nga e cila u qëlluan gjashtë plumba, por ende nuk kanë mundur të arrestojnë autorin.

Ky është incidenti i tretë me armë zjarri në po kaq ditë në SHBA. Gjithashtu të premten, një 9-vjeçar qëlloi me armë dy fëmijë të tjerë që fatmirësisht shpëtuan, ndërsa të mërkurën dy adoleshentë mbetën të vrarë nga një bashkëmoshatar i tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një monedhe e rrallë gjysmë dollarëshe e prodhuar në vitin…