Noizy fiton rreth 15 mijë euro në baste, qëllon disa rezultate të ndryshme të ndeshjes Kolumbi-Poloni

25 qershor 2018 | 23:02

Kolumbia ka deklasuar me rezultat bindës 3-0 kombëtaren polake, të cilën e ka eliminuar prej Kupës së Botës.

Ky rezultat i ka sjell edhe të mira materiale reperit të njohur shqiptar, Noizyt, i cili njihet edhe si fans i futbollit.

Këngëtari ka treguar përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram se ka qëlluar pesë nga gjashtë bastet e vëna.

Sipas artistit, ai ka fituar në total një shumë prej rreth 15 mijë eurove, duke u kthyer kështu në ‘orakullin’ e këtij Botërori.

Ai shihet se në forma të ndryshme e ka luajtur ndeshjen e mbrëmshme ndërsa ka gabuar vetëm në rastin kur ka parashikuar se do të realizohen katër gola.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore, që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e konsensusit politik rreth fazës finale të dialogut me…