Nokia befason me modelin e ri, kamera 48 MP

02 prill 2019 | 22:06

Ashtu si Samsung, Huawei e Xiaomi, edhe Nokia po futet në treg me një celular të ri, të mbuluar plotësisht me ekran, dhe me kamera 48 megapiksel.

Nokia X71 u hodh në treg në Tajvan, fillimisht, dhe ka procesor Snapdragon 660, 6GB Ram, 120 GB memorie, dhe bateri 3500 mAh. Kamera është me lente të certifikuar nga Zeiss, ndërsa ekrani LCD do të ketë përmasa 6.39 inç.

Kamera 48 MP nga Sony, që është bërë popullore këtë vit, duhet të jetë  edhe me çmim të lirë, pasi Xiaomi Redmi Note 7, po me këtë kamera 48 MP, u hodh në treg për më pak se 200 euro.

Ndërsa në perëndim, ky version do të futet me emrin “Nokia 8.1 Plus”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në praninë e politikanëve dhe kryebashkiakes së Madridit, Presidenti i…