“Nokia” nxjerr në treg telefonin me 5 kamera

25 shkurt 2019 | 11:16

2019-a është viti i smartfonëve me 3 kamera në pjesën e pasme duke nisur me “Galaxy S10” dhe “Huawei P20 Pro”.

Të dy smartfonët e prezantuar pak ditë më parë kanë tre kamera në pjesën e pasme, duke e rritur ndjeshëm cilësinë e fotografive.

Por “Nokia” ka menduar të rikthehet fuqishëm në treg, duke konkurruar jo me 3 por me plot 5 kamera.

“HMD Global” kompania që tashmë posedon “Nokia”, ka prezantuar modelin e ri Nokia 9 PureView, një telefon i shtrenjtë por elegant që premton të shkrepë fotografi mahnitëse.

Sensorët e pesë kamerave punojnë  si një duke kombinuar imazhet nga 2 prej kamerave me ngjyrë 12 megapixel dhe 3 të tjerat po 12 megapixel, por monokrome të cilat premtojnë t’i japin qartësi dhe mprehtësi fotografisë. Smartfoni është në shitje për 699 dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Mimoza Kelmendi Dekada më parë ekonomia gjermane lulëzonte, por…