‘Nomadland’ fituesi kryesor në ndarjen e çmimeve Oskar

26 prill 2021 | 21:29

Regjisorja kineze, Chloe Zhao, u bë gruaja e parë me ngjyrë, që fitoi çmimin Oskar për regjinë më të mirë, pasi që filmi i saj ‘Nomadland’ gjithashtu fitoi çmimin për fotografinë më të mirë në ndarjen e çmimeve Oskar të së dielës.

Filmi përshkruan një grua që largohet nga qyteti i saj i vogël për të bredhur në perëndimin amerikan, ndërsa takon gjatë rrugës të tjerë që janë në kërkim të një jete shëtitëse larg shoqërisë konvencionale.

“Gjithmonë kam gjetur mirësi tek njerëzit që kam takuar kudo ku kam shkuar në botë”, tha regjisorja Zhao ndërsa pranoi çmimin e saj. “Kjo është për këdo që ka besimin dhe guximin të ruajë mirësinë në vetvete… pa marrë parasysh sa e vështirë është ta bësh atë”.

Ylli i filmit ‘Nomadland’, Frances McDormand, fitoi çmimin Oskar për aktoren më të mirë. Kjo është hera e dytë që fiton këtë çmim.

Çmimi për aktorin më të mirë iu nda aktorit Anthony Hopkins, për rolin e një burri që luftonte me harresën në filmin ‘The Father’, i cili gjithashtu fitoi çmimin për skenarin më të mirë të përshtatur. Aktori Hopkins fitoi për herë të parë një Oskar gati 30 vjet më parë.

Emerald Fennell fitoi çmimin për skenarin më të mirë origjinal për filmin ‘Promising Woman Young’, një triller në të cilin një grua kërkon hakmarrje ndaj burrave grabitqarë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ndryshe nga e kaluar u mbajt mën masa kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lista e kandidatëve pati me shumë gra dhe më shumë aktorë me ngjyra se kurrë më parë.

Aktorja jug-koreane, Yuh-Jung Youn fitoi çmimin e aktores më të mirë mbështetëse për rolin e saj në filmin Minari. Ajo është aktorja e parë aziatike që fiton një Çmim Akademie që nga viti 1957.

Çmimi për aktorin më të mirë në rol dytësor e fitoi britaniku Daniel Kaluuya, në rolin e tij në filmin ‘Judas and the Black Messiah’.

Çmimi për filmin më të mirë ndërkombëtar iu nda regjisorit danez, Thomas Vinterberg, për filmin ‘Another Round’./VOA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar rezultatin e kandidatëve për…