Nora, Distria dhe Akili përfaqësojnë Kosovën në Kinë

11 dhjetor 2019 | 16:53

Tre xhudistë nga Kosova do të jenë pjesë e garës së fundit për këtë vit “World Judo Masters” që mbahet në Qingdao të Kinës.

Federata e Xhudos së Kosovës njofton se kjo garë është e fundit për këtë vit në kalendarin e garave të IJF dhe EJU, kurse në të marrin pjesë 32 xhudistët e parë të ranguar në ranglistën Botërore të Federatës Botërore të xhudos në secilën kategori. Disitria Krasniqi (-48kg) që në ndeshjen e parë takohet me fituesen e ndeshjes ndërmjet brazilianes Gabriela Chibana dhe gjermanes Katharina Menz.

Nora Gjakova (-57kg) në ndeshjen e parë takohet me koreanen Jisu Kim, kurse Akil Gjakova (-73kg) në ndeshjen e parë takohet me garuesin nga Gjermania, Anthony Zingg. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova garojnë të premten, kurse Akil Gjakova të shtunën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vazhduar promovimi i prodhimeve vendëse nga Aleanca Kosovare e…