
Nora Gjakova kualifikohet në finale
16 shkurt 2024
| 12:18
Xhudistja e Kosovës, Nora Gjakova po shkëlqen në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Nora është kualifikuar në finale në kategorinë deri në 57 kilogramë, pasi ka fituar katër betejat.
Gjakova në gjysmëfinale e mundi holandezen, Julie Beurskens, kurse në finale, do të përballet me kanadezen, Christa Deguchi.
Nesër dhe pasnesër do të garojnë Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.