Nora Gjakova mposht xhudisten serbe, rrëmben medaljen e bronztë

08 qershor 2021 | 17:21

Xhudistja e Kosovës, Nora Gjakova, e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos, pasi e ka mposhtur xhudisten serbe Marica Perishiq. Xhudistja pejane fillimisht e mposhti polaken Julia Kowalczyk, më pas triumfoi ndaj holandezes Sanne Verhagen dhe rusen Anastasiia Konkina.

Në gjysmëfinale Nora pësoi humbje nga xhudistja kanadeze Jessica Klimkait, mirëpo në luftë për medaljen e bronztë e mposhti serben Perishiq.

“Medalja e Kampionatit Botëror po vjen në Kosovë! Nora Gjakova 57 kg, për medalje shkëlqeu kundër garueses nga Serbia, Perishiq. Kosova, mbi të gjitha”, ka shkruar trajneri Driton Kuka në profilin e vet në “Facebook”.

Ndërsa Akil Gjakova është eliminuar nga Botërori i Xhudos pas vendimit të dyshimtë të gjyqtarëve në meçin përballë italianit Giovanni Esposito në raundin e dytë të kategorisë deri 73 kilogramë.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se vendimi për…