Nora Gjakova në garë për post të rëndësishëm në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos

10 qershor 2025 | 14:45

Nora Gjakova është kandidatja zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës për Komisionin e Atletëve të IJF (Federata Ndërkombëtare e Xhudos) në JudoWorlds që do të mbahet në Budapest.

Kampione Olimpike, medaliste e bronztë në Botëror dhe tetë herë medaliste në Evropian, Nora e ka përfaqësuar me krenari Kosovën në tre Lojëra Olimpike, duke qenë gjithmonë shembull frymëzimi brenda dhe jashtë tatamit.

Tani, ajo është e gatshme të përfaqësojë zërat e sportistëve në skenën globale, duke sjellë përvojën, integritetin dhe pasionin e saj për xhudon në zemër të vendimmarrjes. Zgjedhjet do të mbahen gjatë Kampionatit Botëror të Xhudos për Senior (13–19 qershor 2025) në Hungari. Vetëm sportistët e akredituar në Kampionatin Botëror mund të votojnë.

“Jemi krenarë të njoftojmë se Nora Gjakova është kandidatja zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës për Komisionin e Atletëve të IJF (Federata Ndërkombëtare e Xhudos) në JudoWorlds që do të mbahet në Budapest. Le ta mbështesim Norën në këtë hap të rëndësishëm drejt formësimit të së ardhmes së xhudos për sportistët anembanë botës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më riktheve për të satën herë në ato kohë të…