
Nora Gjakova nis karrierën si trajnere, debuton në Kupën evropiane për seniorë
Pas Majlinda Kelmendit e cila ka nisur suksesshëm karrierën si trajnere e xhudos, një tjetër medaliste olimpike, Nora Gjakova do ta nis karrierën si trajnere.
Nora Gjakova, e cila e fitoi medaljen e artë Olimpike në Tokyo 2020, pas shumë trofeve e medaljeve evropiane e botërore, më 20 shtator do të debutojë si trajnere, në Kupën evropiane për seniorë, në Shkup.
“Më 20-21 shtator 2025, në Shkup do të mbahet Kupa Evropiane për Senior ku pritet pjesëmarrja e rreth 300 garuesve nga 30 shtete. Kosovën do ta përfaqësojnë: Dardan Cena (-73kg), Anes Veseli (-90kg) dhe Shpati Zekaj (-100kg). Dardan Cena garon nesër me 20 shtator, ndërsa Anes Veseli dhe Shpati Zekaj garojnë me 21 shtator. Ekipi është i shoqëruar nga trajnerja Nora Gjakova”, ka shkruar Federata e Xhudos e Kosovës, në “Facebook”.