Nora Istrefi duket e mrekullueshme me veshje tradicionale shqiptare

29 nëntor 2022 | 11:57

Festën e 28 Nëntorit, këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi e ka uruar në një mënyrë mjaft të veçantë.

Për këtë ditë, artistja ka realizuar një fotosesion në veshje tradicionale shqiptare teksa imazhet u realizuan te Lidhja e Prizrenit.

Në foto, Nora shihet në disa veshje të ndryshme dhe unike me motive tradicionale ndërsa ajo dukej e mrekullueshme dhe në formë në secilën prej tyre.

Autorja e “Sa t’kom dasht” me dukjen përshtati edhe flokët në stile të ndryshme dhe makijazh të theksuar, teksa u kompletua dhe më shumë me aksesorët nga ari dhe këpucët me taka.

Ndërkohë, krahas fotografive këngëtarja ka uruar edhe Pavarësinë e Shqipërisë.

“Urime 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Nora në mbishkrimin e postimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse kanë vazhduar të bombardojnë infrastrukturën dhe ndërtesat civile…