Nora Istrefi me foto atraktive nga dhoma e hotelit

24 janar 20:05

Nora Istrefi ka publiuar disa fotografi mjaft të bukura nga Tirana.

Këngëtarja Nora Istrefi po qëndron në Tiranë ku do të marrë pjesë në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ te Arbana Osmanit.

Lajmi u bë i ditur nga Arbana Osmani ditën e djeshme, e cila bëri të ditur se këngëtarja gjithashtu do të këndojë këngën e saj të re “Anna”.

Mirëpo, tashmë edhe Nora Istrefi ka konfirmuar një gjë të tillë, ndërsa ka publikuar dhe fotografi gjatë xhirimeve, ku këngëtarja shfaqet elegante si asnjëherë tjetër e veshur me një kostum ngjyrë të zi dhe me një grim perfekt.

Nora fotot artistike i ka realizuar në dhomën e hotelit ku po qëndron, ndërsa duket fantastike.

Përveç Nora Istrefit, këngëtarë tjerë që tashmë janë konfirmuar se do jenë pjesë e këtij emisioni janë edhe Ermal Fejzullahu dhe Dafina Zeqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 6.8 i shkallës rihter raportohet të…