Nora Istrefi zbulon bashkëpunimin me këngëtarin e njohur

08 shtator 2020 | 11:43

Këngëtarja seksi Nora Istrefi zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim, i cili pritet të publikohet ditën e dielë.

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka zbuluar së fundmi se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim. Madje ajo ka treguar se kënga e re do të jetë gati të dielën.

Kësaj radhe ajo ka zgjedhur që të bashkëpunojë me Butrint Imerin, me të cilin ka publikuar edhe një fotografi në “Instagram”. Ata shfaqen duke pozuar “mbi re”, të dy mjaft të kuruar deri në detaje dhe të veshur në ngjyrë të bardhë, ku Nora si gjithmonë është shumë seksi.

Ndërkohë nga postimet e mëparshme është kuptuar se titulli i këngës do të jetë ‘Dy zemra’, por kjo pritet të zbulohet në vetëm pak ditë.

Tani të gjithë janë bërë kuriozë edhe mezi po presin duetin e tyre, i cili padyshim do të jetë një hit i vërtetë.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Norës është ai i titulluar “Anna” në bashkëpunim me Gjikon, ndërsa Butrinti ka sjellë këngën “Si përpara”.

Shumë seksi me të bardha, Nora Istrefi zbulon bashkëpunimin me

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jemi në kohën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale, ku secili…