
Nora kualifikohet në gjysmëfinale
16 prill 2021
| 13:54
Nora Gjakova i ka mbijetuar një sulmi fillestar të ruses Daria Mezhetskaia për ta fituar shpejtë përballjen ndaj saj.
Për vetëm 65 sekonda, Nora Gjakova fitoi ndaj Mezhetskaias dhe kështu kaloi në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Nora fitoi me mbërthim.