‘Nord Stream II’ gazsjellësit rus i suspendohet certifikata nga Gjermania

16 nëntor 2021 | 13:36

“Autoritetet gjermane pezullojnë certifikimin për ‘Nord Stream II’”, njofton shkurt agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Gjermania ka suspenduar certifikimin e gazsjellësit rus “Nord Stream II”, kështu njofton DPA.

Ndërsa sipas ekonomistit Christophe Barraud, ky pezullim është bërë për arsye të ndryshimit të formës ligjore.

“Pezullimi i certifikimit të ‘Nord Stream II’ ka shkaktuar ndryshimin e formës ligjore”, njofton Barraud.

Lidhur me këtë projekt, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kishte thënë se ky tubacion binte ndesh me interesat e vetë Bashkimit Evropian. “Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë, ai beson se tubacioni është një ide e keqe, e keqe për Evropën, e keqe për Shtetet e Bashkuara, në fund të fundit është në kundërshtim me qëllimet e BE-së për sigurinë”, kishte thënë Blinken.

Po ashtu, Komisioni Evropian ka shqyrtuar ankesat e disa vendeve të Bashkimit Evropian se Rusia po përdor pozicionin në treg për të nxitur rritjen e çmimeve të gazit në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se fajin për mos pagesën…