
Norris: Ta mbyllësh garën pa pikë kur garon për titull është shkatërruese, në Monza për fitore
Çmimi i Madh i Holandës mund të ketë vendosur shumë në lidhje me titullin kampion për pilotë në Formula 1 për vitin 2025. Dalja nga gara e Lando Norris për shkak të një problemi teknik, e kombinuar me fitoren e Oscar Piastri, i lejon pilotit australian të fitojë 25 pikë mbi shokun e tij të skuadrës.
Tashmë diferenca në kampionat është 34 pikë. Anglezi po e humbet betejën në pistë me Piastri, i cili vazhdimisht ka arritur ta mbajë makinën #4 në një distancë të sigurt. Gjithsesi, këtë fundjavë garohet sërish, këtë herë në Monza, në tempullin e shpejtësisë, aty ku Norris shpreson të rikuperojë terren.
“Kam pilotuar mirë, kam pasur një garë të mirë, kam menaxhuar mirë gomat dhe gjithmonë kam qëndruar brenda një diference të mirë me Oscar në Holandë. Nëse do të kishte pasur një mundësi do të kisha dueluar për fitoren. Do të kisha qenë i lumtur edhe me vendin e dytë, por në fund gjërat shkuan keq”, ka shtuar Norris.
“Nuk mendoj se gara për titull është mbyllur, por është zhgënjyese të dalësh nga gara me 0 pikë kur duelon për titull. Duhet ta mbaj kokën lart dhe të përqendrohem te gara e radhës në Monza, për të fituar e rikuperuar terren. Humba shumë pikë për shkak të një problem në makinë, tani po përqendrohem te Monza”, ka deklaruar Norris.