Norris triumfon në Silverstone

07 korrik 2025 | 00:46

Lando Norris i McLaren Mercedesit e ka fituar garën e Formula 1 në Britani të Madhe, të dielën.

Piloti britanik, Norris e fitoi betejën e fortë me shokun e skuderisë, Oscar Piastrin, liderin e Formula 1.

Gara u zhvillua në lagështi dhe ishte kaotike, pasi pati vetura sigurie, përplasje dhe incidente. Nico Hulkenberg zuri vendin e tretë me bolidin e Sauberit, duke përfunduar në podium në përpjekjen e 239-të që është rekord.

Piastri u penalizua me 10 sekonda për një shkelje ndaj veturës së sigurisë, që i kushtoi në fund me fitore. Kjo e lejoi Norrisin të zvogëlonte avantazhin e australianit në tetë pikë, në mes të stinorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistet e Kosovës U18 kanë pësuar humbjen e tretë në…