Norvegjia i ofron përkrahje Presidencës në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë

31 gusht 2021 | 10:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, të cilit i shprehu falënderimin për mbështetjen e gjithanshme të këtij shteti ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë në menaxhimin e pandemisë dhe ngritjen e kapaciteteve për politikbërje efikase.

Në këtë drejtim, oresidentja Osmani vlerësoi mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, e cila nëpërmjet një memorandumi të mirëkuptimit do t’i ofrojë Zyrës së Presidentes, ekspertizë në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, si dhe fushat e tjera, varësisht nga nevoja.

Gjatë takimit, presidentja Osmani dhe ambasadori i Norvegjisë Grondahl diskutuan për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për qytetarët afganë, përfshirë edhe familjet e tyre.

Teksa, ambasadori Grondahl shprehu vlerësimin e Mbretërisë së Norvegjisë për vendimin e Republikës së Kosovës për të ofruar strehim për qytetarët afganë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armand Duka, presidenti i FSHF-ës, i ftuari në “Sport News”…