Norvegjia publikon listën e lojtarëve për Kupën e Botës

22 maj 2026 | 08:30

Trajneri i kombëtares së Norvegjisë, Stale Solbakken, njoftoi të enjten mbrëma listën prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës 2026.

Ekipi do të drejtohet nga një prej futbollistëve më të mirë të sotëm, Erling Haaland, i cili ka një sezon modest me klubin e tij, duke marrë parasysh se mbeti pa titull në Angli, si dhe pa Ligën e Kampionëve.Ajo që është veçanërisht interesante është fakti se në Grupin I, ku ndodhet Norvegjia, do të shohim një përplasje të drejtpërdrejtë midis dy prej sulmuesve më të mirë në botë, Haaland dhe Kylian Mbappe.

Përveç Haalandit, në listën e Norvegjisë ka edhe emra tjerë të njohur si Martin Odegaard, Antonio Nusa dhe Alexander Sorloth.

Ju kujtojmë se Norvegjia është në një grup me Senegalin, Irakun dhe Francën, ku ndeshjen e parë në Kupën e Botës e luajnë kundër Irakut më 16 qershor në Massachusetts.

Pastaj, më 22 qershor, ata luajnë kundër Senegalit në New Jersey dhe më 26 qershor luajnë përsëri në Massachusetts kundër Francës.

PortierëOrjan Haskjold Nyland (Sevilla), Sander Tangvik (Hamburg), Egil Selvik (Watford);

MbrojtjaKristoffer Ajer (Brentford), David Moller Wolfe (Wolverhampton), Leo Ostigard (Genoa), Fredrik Bjarkan (Bodo/Glimt), Marcus Pedersen (Torino), Torbjarn Heggem (Bologna), Sondre Langas (Derby County), Henrik Falchener (Viking), Julian Ryverson (Borussia Dortmund);

MesfushorëtMorten Thorsby (Cremonese), Patrick Berg (Bodo/Glimt), Sander Berge (Fulham), Martin Odegaard (Arsenal), Fredrik Aursnes (Benfica), Kristian Thorstvedt (Sassuolo), Thelonious Aasgaard (Rangers), Antonio Nusa (RB Leipzig), (Fulham), Andreas Schjelderup (Benfica), Oscar Bobb (Fulham), Jens Petter Hauge (Bodo/Glimt);

SulmuesAlexander Sorloth (Atletico Madrid), Erling Haaland (Manchester City), Jorgen Strand Larsen (Crystal Palace). 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u fokusuar në ekranin e kompjuterit, sytë gjithmonë reagojnë…