Norvegjia, vendi lider në prodhimin energjisë së rinovueshme

03 gusht 2021 | 15:44

Norvegjia është vendi me përqindjen më të lartë të prodhimit të energjisë së rinovueshme sipas të dhënave të fundit.

Studimi i platformës “Utility Bidder” zbulon 20 vendet me energjinë më të pastër dhe ato me ndotje më të lartë.

Energjia e pastër apo e rinovueshme prodhohet nga mbetjet, era, dielli dhe uji teksa 56 përqind e energjisë që Norvegjia përdor vjen nga burime të rinovueshme, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Në vend të dytë pas saj vjen Brazili dhe Zelanda e Re e treta.

Norvegjia është vendi që ka numrin më të madh të hidrocentraleve në botë, duke garantuar 43 përqind të furnizimit me energji.

Brazili e bazon prodhimin më të madh të energjisë përmes bimëve dhe mbetjeve kurse Zelanda e Re është lider në prodhimin e energjisë nga era dhe energjia diellore.

Vendi që prodhon më pak energji përmes burimeve të rinovueshme është Singapori, i cili 98 përqind e ka të bazuar tek përdorimi i fosileve.

Më pas vijnë Australia dhe Afrika e Jugut që gjithashtu kanë varësi nga prodhimi i energjisë përmes termocentraleve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ana Kauri është padyshim një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen” më…