Norwichi e nxjerr në shitje Rashicën
Norwich City ka rënë nga elita e futbollit anglez vetëm pas një viti qëndrim në Ligën Premier. Skuadra angleze ka humbur statusin e ekipit elitar katër xhiro para fundit të edicionit.
Në 34 sfida sa kanë zhvilluar deri më tani Norwich ka arritur pesë fitore, gjashtë barazime e 23 disfata. Norwich ka sulmin më të dobët në ligë me 22 gola të shënuar, derisa mbrojtjen e dytë më të dobët me 71 gola të pësuar. Tanimë të rënë nga elita e futbollit anglez, Norwich do t’i largojë shumicën nga yjet e skuadrës.
“The Sun” ka raportuar se te Norwichi do të largohen lojtarët më të paguar në klub pasi nuk duan t’i mbajnë ata në Championship ku niveli i pagave është më i ulët. Në mesin e lojtarëve që do të largohet nga Norwichi është edhe reprezentuesi kosovar Milot Rashica, i cli këtë edicion shënoi një gol e dhuroi dy asistime në Ligën Premier.
Norwich pagoi 11 milionë euro për transferimin e tij në Angli nga Werder Bremen, derisa e ardhmja e Rashicës mund të jetë përsëri në elitën e futbollit gjerman ku vushtrriasi pëlqehet nga shumë skuadra.



