
Notarët i përfunduan garat në EYOF Shkupi 2025
25 korrik 2025
| 17:05
Edhe notarët i kanë përfunduar sot garat në EYOF Shkupi 2025. Në tri ditët e fundit garuan Lea Selmani, Dior Krasniqi dhe Riga Kastrati.
Selmani në 200 metra stil i lirë pati kohën 2 minuta e 27.31 sekonda, që e renditi në vendin e 47-të.
Lea garoi sot edhe në 50 metra stil i lirë, ku e mbylli garën me 30.05 sekonda, për të përfunduar në vendin e 46-të. Në baterinë e saj ishte e dyta. Në të njëjtën disiplinë, Riga Kastrati doli e 47-ta me 30.29 sekonda.
Të enjten garoi Krasniqi në 50 metra stil i lirë. Koha e tij ishte 26:35 sekonda, ndërsa në renditjen e përgjithshme doli i 30-ti.