Nottinghami synon ta rikthejë Mourinhon në Premier Ligë  

25 gusht 2025 | 12:38

Një rikthim sensacional në Premier Ligë është i mundur për Jose Mourinho, aktualisht në krye të klubit turk Fenerbahçe. Pas Chelsea (dy herë), Manchester United dhe Tottenham, trajneri portugez është favoriti për të marrë drejtimin e Nottingham Forest.

Pavarësisht se u kualifikua për Ligën e Evropës sezonin e kaluar dhe bëri një debutim fitues javën e kaluar, pronarët e klubit anglez duket se janë të vendosur ta shkarkojnë trajnerin Nuno Espirito Santo, i cili ka kritikuar afatin kalimtar të verës.

“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin. Kemi folur çdo ditë në muajt e fundit, por gjërat nuk kanë shkuar aq mirë kohët e fundit”, ka thënë Nuno Espirito Santo, që ka shtuar: “Jemi prapa në merkato dhe jam i shqetësuar për sezonin që sapo ka filluar”. Sipas mediave britanike, shkarkimi i trajnerit portugez tani është çështje ditësh, pas të cilave do të jetë radha e Jose Mourinho, i cili tashmë ka shprehur gatishmërinë e tij në parim për t’u transferuar nga Stambolli në Nottingham.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), një ditë…