NP “Termokos”-i nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me NPB-në

25 qershor 2025 | 13:17

Kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., Fisnik Osmani ka nënshkruar të mërkurën marrëveshje bashkëpunimi me kryeshefin ekzekutiv të “Ndërmarrje Publike Banesore”, Arton Berisha.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dy ndërmarrjet do të vazhdojnë edhe më tutje bashkëpunimin për realizimin e shumë projekteve.

“Çdo punë, intervenim dhe aktivitet që mund ta bëjmë bashkë po e realizojmë si bashkëpunim në mes të dyja ndërmarrjeve. Sot, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me Artan Berisha kryeshef ekzekutiv në ‘Ndërmarrjen Publike Banesore’. Përmes kësaj marrëveshje do të kryejmë shumë intervenime në pjesë të ndryshme të Prishtinës – kudo që Termokos kryen punime. Bashkëpunimi në mes të ndërmarrjeve publike është me shumë rëndësi për ofrim të qëndrueshëm të shërbimeve për qytetarët në Prishtinë! Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së Gjelbër!”, ka njoftuar “Termokos”-i.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre të mitur që udhëtonin me dy skuterë në Tiranë,…