Nuhiu: Ishim më lartë se kundërshtari, por mungoi përqendrimi

24 shkurt 2021 | 17:36

Drita pësoi humbje për herë të tretë nga Prishtina këtë sezon, këtë herë në kuadër të Superligës, duke humbur në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0,

Pas ndeshjes, trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se ishin më lartë se kundërshtari, por nuk kishin fat, andaj e humbën ndeshjen.

“Personalisht mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë, mendoj që ishim më lartë se kundërshtari, por thjesht kishim mungesë përqendrimi. Në ndeshjen me Trepçën kemi luajtur keq, por sot kishim paraqitje të mirë dhe mendoj se na mungoi vetëm fati në këtë takim”, ka deklaruar trajneri i Dritës.

Drita momentalisht renditët në pozitën e dytë në tabelë, një pikë më pak se lideri Ballkani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka biseduar me…