Nuhiu pas ndarjes me Dritën: Ky klub do të ketë vend të veçantë në zemrën time

24 nëntor 2022 | 13:40

Ardian Nuhiu dhe skuadra e Dritës kanë ndërprerë bashkëpunimin. Nuhiu në konferencën për medie ka lënë të nënkuptohet se ndarja ka qenë miqësore.

Ardian Nuhiu ka thënë se Drita do të ketë një vend të veçantë në zëmrën e tij.

“Dua të falënderoj këtë familje të madhe të klubit Drita. Katër vite të jashtëzakonshme. Emocione, histori, fitore, humbje, dhimbje e për më tepër gëzime. Falënderoj 2 presidentët dhe drejtuesit që gjithmonë, 24 orë kemi qenë bashkë për të mirën e kësaj skuadre. Falënderoj edhe tifozët, mbështetja ka qenë e jashtëzakonshme nëpër stadiume. Stafit tim, stafit mjekësor, dhe më të rëndësishmit, secili futbollist që kaloi këtë derë gjatë këtij rrugëtimi i jam falënderues i jashtëzakonshëm sepse pa ta s’do t’i kishim sukseset. Dhe ky klub do të ketë vend të veçantë në zemrën time sepse vërtet kemi kaluar jashtëzakonisht mirë”, ka deklaruar Nuhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Departamentit për Rend dhe Ligj në Lidhjen Demokratike…