Nuhiu: Përballë kemi një skuadër të shkëlqyer, por duam të shkruajmë historinë

25 maj 2022 | 16:41

Finalja e Kupës mes Dritës dhe Llapit zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu në konferencën e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës ka deklaruar se skuadra e tij është e gatshme për finalen e së enjtes dhe ka premtuar angazhim maksimal të djelmoshave të drejtuar prej tij.

“I kemi marrë të gjitha masat. Kam besim te skuadra, gjithçka që kemi përgatitur do t’i nxjerrim në fushë. Kemi përballë një skuadër të shkëlqyer, por do të mundohemi t’i shfrytëzojmë pikat e dobëta të tyre. Skuadra është e plotë, e gatshme për të dalë në fushë. Duam të shkruajmë historinë, për ‘Intelektualët’, për stafin, për të gjithë”, ka thënë Nuhiu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në  Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka kaluar…