Nuhiu shënon në humbjen e Sheffieldit

05 korrik 2020 | 18:29

Atdhe Nuhiu nuk ka pasur aktivizimin e dëshiruar këtë sezon, por duket se dalëngadalë po provon të ngrihet dhe të fitojë minutat e dëshiruara.

Sulmuesi nga Kosova të dielën është aktivizuar në minutën e 70 nga trajneri dhe më pas ka mundur t’ia shpërblejë trajnerit, por pa arritur të evitojë humbjen e skuadrës së Sheffield Wednesday ndaj Swansea City (2-1).

Ai ka arritur të shënojë në minutat e fundit të ndeshjes, duke ngushtuar diferencat në 2-1, por në fund goli i tij ka mbetur vetëm në statistika, pasi skuadra e tij nuk ka mundur të barazojë në aq pak kohë të mbetur. Ky ishte goli i pestë i sulmuesit të Kosovës, që deri tani ka mundur të dhurojë edhe dy asistime në 12 ndeshje, ku është aktivizuar si titullar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formula 1 është rikthyer me emocione të mëdha. Valtteri Bottas…