‘Nuk do ta harroj kurrë’, mesazhi i presidentit të PSG-së për Messin, Mbappen dhe Neymar

03 qershor 2025 | 16:20

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka falënderuar Lionel Messin, Kylian Mbappen dhe Neymarin, ndër ish-lojtarë të tjerë, pas fitores së tyre në Ligën e Kampionëve. Parisienët siguruan një fitore 5-0 ndaj Interit në finalen e së shtunës (31 maj) në “Allianz Arena” duke realizuar një tirplete historike. Duke folur për Jim White të talkSPORT, Al-Khelaifi falënderoi të gjithë ish-lojtarët që besuan në projektin e kampionëve të Ligue 1.

“Po. Para se t’i përgjigjem pyetjes suaj Jim, mendoj se po, ta thashë këtë dhe jam shumë krenar për ekipin tonë. Por gjithashtu, do të doja të falënderoja të gjithë lojtarët sinqerisht, lojtarët e parë që nënshkruam, Javier Pastore ishte në projektin tonë, ish-kapiteni ynë Thiago Silva, Ibrahimoviq, Cavani, Thiago Motta”, ka thënë Al-Khelaifi.

Ai vazhdoi: “Të gjithë, sinqerisht, Di Maria, të gjithë ata lojtarë… Dhe, do të them diçka vërtet të rëndësishme, madje edhe Neymarin, Messin, Kylian, çfarë bënë edhe ata për klubin, nuk do ta harroj kurrë. Ata ishin pjesë e suksesit, sepse ajo që është vërtet e rëndësishme të përçohet në skenë dhe të ketë këtë histori, dhe të mbërrijmë te dita e sotme…”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Barcelonë është mbajtur Forumi Final i Projektit PROMISE. Në…