‘Nuk do të bëjmë kurrë kompromis për Tajvanin’, ShBA-ja dhe Kina përfundojnë bisedimet ushtarake

10 janar 2024 | 13:26

Kina është shprehur qartë se nuk do të bëjë kurrë kompromis për çështjen e Tajvanit. Gjithashtu, Kina i ka kërkuar ShBA-ja që ta ndërpresë armatimin e Tajvanit dhe t’i marrë kërkesat dhe shqetësimet e saj me seriozitet. Këto qëndrime të Kinës vijnë gjithashtu vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve në Tajvan.

Kina pretendon se është Tajvani është pjesë e territorit të saj, ndërsa ishulli e sheh veten të pavarur nga kontinenti kinez.

“Kina shprehu gatishmërinë e saj për të zhvilluar marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme ushtarake me Shtetet e Bashkuara mbi bazën e barazisë dhe respektit”, është thënë në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Tajvani është kthyer në një pikë kyçe “e përplasjeve” midis Kinës dhe ShBA-së.

Në vitin 2022, Kina ka refuzuar t’i rifillonte bisedimet si një lëvizje proteste pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi kishte vizituar Tajvanin në gusht 2022.

Rifillimi i bisedimeve në fillim të kësaj jave pason një marrëveshje të arritur nga presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan, Joe Biden gjatë një takimi në nëntor. Bisedimet dy-ditore përfunduan në Uashington të martën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analistët të ndryshëm në Serbi janë duke e parë njohjen…