
“Nuk do të varem…” Brad Pitt zbulon kushtin për të punuar me Tom Cruise
Aktori i famshëm i Hollywood-it, Brad Pitt, sapo ka lënë të kuptohet se do të bashkëpunojë me kolegun e tij, Tom Cruise.
Ndërsa promovonte filmin e tij F1, të drejtuar nga Joseph Kosinski , Pitt diskutoi hapur me “E! News” kushtin e vetëm nën të cilin aktori i “Fight Club” do të punonte me aktorin e “Mission Impossible”.
“Epo, nuk do të varem nga aeroplanët e të bëj gjëra të tilla, kështu që kur të bëjë diçka përsëri, ta bëj në tokë”, vuri në dukje ai.
Në vitin 1994, dyshja u shfaqën në ekran së bashku për filmin horror-fantazi. Kohët e fundit, Kosinski, i cili punoi me të dy aktorët, krahasoi tiparet e aktorëve në një intervistë me GQ .
“Tom gjithmonë e çon deri në limit, por në të njëjtën kohë është super i aftë dhe shumë i zoti”, tha ai duke shtuar”: “Të dy kanë talentin e lindur për të ngarë. Por po, mund ta imagjinoj Tomin duke na trembur pak më shumë”.
“Do të kishim pasur një aksident. Tomi e çon deri në limit. Dua të them, me të vërtetë deri në limit. Kjo më tmerron. Dua të them, kam bërë shumë filma në “Mission: Impossible” me Tomin dhe është përvoja më stresuese për dikë si unë të ndërtoj makina për të, të bëj akrobaci me të”, shpjegoi regjisori 51-vjeçar.
Para se të përfundonte, Joseph Kosinski i tha medias: “Ndërsa Brad dëgjon dhe i di aftësitë e tij, dhe mendoj se ai do të ishte i pari që do të thoshte: ‘Po, nuk do ta bëj këtë.’”
Filmi F1 me Brad Pitt do të dalë në kinema më 27 qershor 2025.