“Nuk e ke stolisur ti qytetin për 28 Nëntor”, i shkroi një qytetar ofendues – Rama ia kthen: “Qytetarët hypin në shtylla a? Bravo bre”

29 nëntor 2025 | 14:13

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot publikoi pamjet e mbrëmshme të kryeqytetit që i stolisur me flamuj kuqezi festoi 28 Nëntorin.

Rama tha se përveç Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeqyteti kosovar festoi edhe ditëlindjen e e heroit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së.

“Kryeqyteti mbrëmë kuq e zi. Festuam së bashku 28 Nëntorin festën e madhe të shqiptarëve, ditëlindjen e heroit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së! Nën tingujt e bendit Jericho festuan qytetarë nga e gjithë Kosova në sheshin Skënderbeu”, shkroi Rama.

Por, poshtë postimit një komentues akuzoi Ramën se ai s’e stolisi qytetin, por qytetarët, duke përdorur edhe fjalë fyese.

“O idiot nuk e ke stosil ti qytetin po qytetaret,se sa per ty ish mbet shkret”, ishte komenti që Ramën e shtyri të replikojë.

“Lirim Shala qytetaret hypin ne shtylla edhe i vendosin flamurat a? Bravo bre, bravo”, ia ktheu Rama./Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i FGJK-së, i përbërë nga Kryetari Shkumbin Maqastena, Nënkryetari…