Nuk është e drejtë që Trumpi na thërret ne për lëshime e jo rusët

18 shkurt 2026 | 08:00

Populli ukrainas nuk do të pranonte një marrëveshje paqeje që do të përfshinte tërheqjen e njëanshme të Ukrainës nga rajoni lindor i Donbasit dhe dorëzimin e saj te Rusia, tha mbrëmë Presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë me portalin amerikan Axios.

Intervista vjen ndërsa negociatorët ukrainas dhe rusë takohen për një raund të tretë bisedimesh të drejtpërdrejta në Gjenevë, me çështjen kryesore të diskutueshme që është kontrolli i Donbasit, rreth 10 përqind e të cilit është ende në duart e Ukrainës.

Zelensky tha se ndërmjetësit amerikanë, miku i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, i përcollën atij se Rusia dëshiron sinqerisht t’i japë fund luftës dhe se në prag të negociatave, ai duhet të koordinohet me ekipin e tij bazuar në këtë supozim.

Pavarësisht kësaj, Zelensky e bëri të qartë pesimizmin e tij. Ai gjithashtu i këshilloi Witkoff dhe Kushner të mos përpiqeshin të impononin një vizion paqeje që populli i tij do ta konsideronte një “histori dështimi”.

Presidenti ukrainas e ka quajtur “të padrejtë” që Presidenti amerikan Trump i ka bërë publikisht thirrje Ukrainës, në vend të Rusisë, të bëjë lëshime për paqen. Ai argumentoi se ndërsa mund të jetë më e lehtë për Trumpin të bëjë presion mbi Ukrainën sesa mbi Rusinë shumë më të madhe, rruga drejt paqes së qëndrueshme është të mos “lejmë Presidentin rus Vladimir Putin të fitojë”.

Trump ka thënë dy herë ditët e fundit se i takon Zelensky-t të bëjë lëshime. “Shpresoj se kjo është thjesht taktika e tij, jo vendimi i tij”, tha Zelensky. Megjithatë, ai e falënderoi Trump-in për përpjekjet e tij për paqe dhe shtoi se bisedat e tij me Kushner-in dhe Witkoff-in nuk përfshinin llojin e presionit që Trump ushtron në publik.

“Ne e respektojmë njëri-tjetrin”, tha ai, duke shtuar se “nuk është një person” që thyhet lehtë nën presion. Zelensky përsëriti se mënyra më e mirë për të bërë përparim në çështjen e territorit ishte të takohej drejtpërdrejt me Putinin dhe se ai i kishte udhëzuar ekipin e tij të ngrinte çështjen e një samiti të ardhshëm në Gjenevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muri i Lotëve, për ata që nuk janë hebrenj, është…