
Nuk fitojnë Napoli e Interi, titulli vendoset javën e fundit
18 maj 2025
| 23:10
Mbrëmjen e stome u zhvilluan ndeshjet e javës së 37-të në Serie A, ku dy kryesuesit, Napoli dhe Inter, nuk arritën të fitojnë, duke ruajtur me një pikë distancën me njëri-tjetrin.
Napoli barazoi pa gola në fushën e Parmës, ndërsa Interi u ndal 2-2 nga Lazio në “San Siro”.
Pas këtyre rezultateve, titulli kampion do të vendoset javën e fundit.
Në sfidat e tjera të Serie A, Juventusi ka mposhtur Udinesen 2-0, ndërsa Roma ka fituar ndaj Milanit 3-1.
Juventusi ka 67pikë në vendin e katërt, një më shumë se Roma në vendin e pestë.