Nuk flasin prej vitesh, babai i Meghan Markle: Dua të takoj nipërit e mbesat e mia
Babai i Meghan Markle, Thomas Markle (81-vjeçar), po shërohet në Filipine pasi i është amputuar këmba e majtë.
Nga shtrati i spitalit, ai i bëri thirrje vajzës së tij, duke thënë se dëshiron pajtim dhe të takojë nipërit e mbesat e tij, Archie dhe Lilibet.
Problemet shëndetësore filluan javën e kaluar, kur këmba e majtë e Markle papritmas u bë blu, e zezë, u ënjt rëndë dhe i dhimbte aq shumë sa ai nuk mund të ecte më.

Babai dhe Meghan
Markle pranoi se nuk kishte dëgjuar nga Meghan për një kohë të gjatë, por se do të donte shumë ta dëgjonte.
“Sigurisht që do të flisja me të, por nuk jam i sigurt nëse këto janë rrethanat e duhura. Gjithmonë kam thënë se jam i hapur për pajtim. Nuk kam pushuar kurrë së dashuri për të. Nuk dua të vdes larg Meghan. Do të doja të takoja nipërit e mbesat e mia. Do të ishte mirë të takoja edhe burrin e saj”, tha ai.
Babai dhe vajza nuk kanë folur që nga dasma e Meghan me Princin Harry në vitin 2018, në të cilën Thomas Markle nuk mundi të merrte pjesë për shkak të dy atakëve në zemër.
Në vitin 2022, ai pësoi gjithashtu një goditje të rëndë në tru.

Babai i Meghan
Djali i Markle, Tom Jr., i cili jeton me të në Filipine, përshkroi se sa serioze ishte gjendja e babait të tij.
“Dukej tmerrësisht keq. Deri të martën këmba ishte blu-e zezë, sikur indi po vdiste”, tha ai.



