Nuk gabon Interi

12 nëntor 2023 | 23:00

Interi ka triumfuar 2-0 ndaj Frosinones në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Ndeshja nisi me dominim nga vendasit, që rrezikuan në minutën e 19-të me anë të Lautaro Martinez, por që portieri kundërshtar bëri pritje fantastike.

Golin e parë për Interin e realizoi Federico Dimarco (43’), apo më mirë të themi një euro gol, pasi gjuajti nga mesi i fushës dhe e zuri portierin e Frosinones jashtë saj, për ta mposhtur në mënyrën fantastike.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe e dyta u dominua nga Nerazzurët.

Me të filluar 45 minutat e dytë, Hakan Calhanouglu (48’) realizoi nga penalltia për rezultatin 2-0.

Walid Cheddira krijoi rastin e parë serioz për mysafirët, por që goditi vetëm shtyllën e majtë në minutën e 57-të.

Interi krijoi një mundësi tjetër të artë me anë të Nicolo Barellas  në minutën e 64-të, por italiani nuk ia doli të gjuante saktë.

Pas javës së 12-të, Interi vazhdon të jetë lider me 31 pikë, ndërsa në xhiron e 13-të do të kenë punë me Juventusin, me Zonjën e Vjetër që është në vendin e dytë me dy pikë më pak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferizaj ka fituar superderbin e Superligës së Kosovës në hendboll…