Nuk i kemi borxh vota PDK-së, PAN-i vetëm na dëmtoi

24 nëntor 2020 | 08:47

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, i është përgjigjur deklaratës së PDK-së e cila ka thënë se nuk ia jep votat borxh për president Ramush Haradinajt duke thënë se AAK-ja vetëm i ka borxh vota asaj për shkak se e ka bërë kryeministër Haradinajn. “Nuk i kemi borxh askujt vota. PDK-ja na dërgoi ofertë për koalicion katër orë para dorëzimit të listave zgjedhore më 2017. E kishte bërë këtë pasi LDK-ja kishte bërë koalicion me AKR-në dhe frikësohej se do t’i humbte zgjedhjet. Në fund koalicioni i tyre doli i treti, pas LV-së. Por PAN-i vetëm na dëmtoi. Të gjithë na futen në një thes dhe nuk zgjati fare e kështu nuk kishte efekt” shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Arben Llalla Se kur kanë ardhur hebrenjtë në Epir,…