
“Nuk i marr ilaçet prej pesë muajsh”/ Kanye vjen me një dokumentar, flet për jetën, bipolaritetin dhe martesën me Kim
Është publikuar traileri i dokumentarit të ri të reperit të famshëm, Kanye West, “In Whose Name?”, që pritet të dalë më 19 shtator në rreth 1,000 kinema.
Videoja njëminutëshe përmban pamje personale nga jeta e reperit gjatë 6 viteve të fundit, të regjistruara nga regjisori Nico Ballesteros.
Traileri hapet me West-in, 48 vjeç, duke ecur rreth atleteve Yeezy dhe duke thënë:
“Nuk i marr ilaçet prej pesë muajsh”.
Ndër klipet më emocionale është një bisedë mes tij dhe ish-bashkëshortes Kim Kardashian, ku ajo, mes lotësh, i thotë:
“Personaliteti yt nuk ishte kështu disa vite më parë“.
https://www.youtube.com/watch?v=tr_huPaNimU
West shihet edhe me vajzën e tij North, ndërsa shpreh frikën për të ardhmen:
“Mos më thuaj kurrë se do të zgjohem një ditë dhe nuk do të kem asgjë”.
Dokumentari përfshin edhe momente nga fushata e tij presidenciale në 2020, ku ai deklaroi se me Kim kishin menduar të abortonin North.
Në trailer, reperi shprehet hapur kundër trajtimit mjekësor:
“Do të preferoja të vdisja sesa të merrja ilaçe… Po na vrasin aftësinë për të menduar jashtë kornizave”.
Ai e përmbyll me një deklaratë goditëse:
“E dini gjënë më të mirë të të qenit artist dhe bipolar? Çdo gjë që bën dhe thua është një vepër arti”.
West më herët është diagnostikuar me çrregullim bipolar, por në shkurt 2025 ai pretendoi se është në fakt autik, dhe se diagnoza e mëparshme ishte e gabuar.