Nuk iu hapën rrotat, aeroplani aterron me “hundë” në pistë

29 qershor 2023 | 09:18

Një rast i pazakontë ka ndodhur në aeroportin “Charlotte Douglas” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aeroplani Delta 1092, i cili ishte nisur nga Atlanta, u detyrua të bënte ulje emergjente.

Por, diçka nuk shkoi si duhet në aterrim.

Fluturakes së llojit “Boering 717” nuk iu hapën rrotat e përparme, andaj u detyrua që zbritjen në tokë ta bënte me hundë.

Ekipet e shpëtimit nxituan ta shpëtonin ekuipazhin prej 100 pasagjerësh të cilët asnjë prej tyre nuk pësuan lëndime.

Piloti arriti ta ulte avionin me hundë derisa gjeti një vend të sigurt në pistë për ta ndaluar tërësisht.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Pavarur e RTK-së është shprehur e shqetësuar me…