“Nuk ka deputetë të LDK-së që e votojnë Haxhiun”

03 qershor 2025 | 21:35

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se asnjë deputet i LDK-së nuk do të votonte për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, qoftë edhe përmes një votimi të fshehtë në Kuvend.

Për këtë çështje e të tjera, Bajrami tregoi se kanë diskutuar një ditë më parë përreth 3 orë në zyrën e deputetëve të LDK-së.

Madje, ajo ka treguar se ka qenë një propozim i deputetëve të pranishëm në takim që, nëse Kushtetuesja do të vendoste që të procedohej me votimin e fshehtë, atëherë deputetët të bënin publike votat e tyre.

“Absolutisht jo, dje kemi diskutuar në Grupin Parlamentar për 3 orë për të gjitha problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët dhe ngërçin në Kuvend. Jemi në pritje të Gjykatës Kushtetuese, ka qenë një propozim, jo i kryetarit, jo i imi që kam një pozitë joformale, por propozim i deputetëve që kanë qenë prezent, që nëse Kushtetuesja do të vendosë të procedohet me votimin e fshehtë, deputetët prapë se prapë do të bëjnë të ditur votën e tyre. Do të gjejnë një formë që votat e tyre të jenë publike. Nuk e di se cila do të jetë forma, por ishte propozuar në mënyrë të mos t’u lakohet emri. Nuk ka asnjë lloj lëvizje, asnjë deputet as nuk ka qëllim të lëvizë nga Grupi Parlamentar”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka reaguar…