Nuk ka fitues në derbin e Madridit

28 shtator 2019 | 23:18

Atletico Madridi dhe Real Madridi kanë barazuar pa gola në derbin legjendar të kryeqytetit spanjoll.

Pas 90 minuta lojë me ritëm të lartë, asnjë prej skuadrave nuk ka arritur të tronditë rrjetën dhe do të ndajnë nga një pikë pas barazimit 0-0.

Pjesa e parë ka folur për Atletico Madridin. Skuadra e Simeones ka qenë më kërkuese përpara portës, por në të njëjtën kohë tepër e pasaktë. Joao Felix ka bërë gjëra të mëdha, por pa arritur të ndëshkojë “Los Blancos”.

Pas pushimit ishte një Real tjetër, me iniciativë më të madhe dhe me raste më të pastra për gol. Gareth Bale ka shpërdoruar një mundësi shumë të mirë, ndërsa Oblak ka bërë mrekullinë pas goditjes së Benzema me kokë.

Një sfidë ku Reali mund të mendojë se me pak fat mund ta kishte fituar, por duhet të kënaqe me një barazim që gjithsesi e mban në krye të renditjes së La Liga, vetëm një pikë më pak se Barcelona dhe Atletico.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën, një turist amerikan është aksidentuar gjatë kalimit nga…