Nuk ka marrëveshje, LDK-ja nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit

28 janar 2020 | 20:45

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit me liderin e LV-së, Albin Kurti, ku ishin të pranishëm edhe ambasadorët e Quintit, ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për mundësinë e arritjes së një marrëveshje me LV-në për bashkëqeverisje.

Ai ka thënë se LDK-ja mbetet në ofertën e njëjtë, dhe presin nga LV-ja që ta pranojnë këtë ofertë e cila LDK-së ia jep postin e kryeparlamentarit.

Mustafa ka përsëritur se LDK-ja është për një marrëveshje të balancuar.

“Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që e kemi ofruar kohët e fundit i kontribuon marrëveshjes qeverisëse që balancon mbi bazat e besimit qytetarë të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Mbesim të hapur nëse LV-ja i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa pas takimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tri orësh ka përfunduar takimi mes ambasadorëve të Quintit…