Nuk ka rrëzim të qeverisë derisa të mbaron dialogu
Analisti Visar Ymeri ka komentuar mundësinë e rrëzimit të qeverisë.
Ymeri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nga lart vijnë direktivat se nuk ka rrëzim të qeverisë derisa të kryhet dialogu.
Duke folur për situatën aktuale politike, Ymeri thotë se dialogu nga viti 2010 ka dëmtuar demokracinë në Kosovë.
“Nëse ka intensitet dialogu kjo qeveri nuk rrëzohet, në të kundërtën qeveria rrëzohet dhe kemi zgjedhje në vjeshtë apo pranverë”.
“Kurdo që mbahen zgjedhjet Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet. Mirëpo kandidati që do t’i fitojë zgjedhjet nuk e do dialogun dhe kjo përbën problem për ata që e duan dialogun që janë SHBA dhe BE…Nga lart vijnë direktivat se nuk ka rrëzim të qeverisë derisa kryhet dialogu”, ka thënë Ymeri.
Ai ka theksuar se PDK-ja nuk është e interesuar ta rrëzojë qeverinë.
“PDK-ja nuk po angazhohet ta rrëzojë qeverinë. Ne e dimë kur PDK-ja angazhohet ta rrëzojë qeverinë si sillet”, ka deklaruar Visar Ymeri.



