
Nuk kalojnë rezoluta e LV-së dhe rekomandimet e PDK-së për pandeminë
23 korrik 2020
| 11:56
Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratoj Propozim-rezolutën e parashtruar nga Grupi Parlamentar i LVV-së lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19, dhe votimi i rekomandimeve të propozuara nga Grupi Parlamentar i PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Ndonëse në seancë ishin prezent mbi 70 deputët, në votim për këto dokumente kanë marr pjesë vetëm 25 deputetë, përkatësisht 21.
(M.K / Epoka e re)