Nuk kalon rezoluta e opozitës për grevat

23 shtator 2022 | 11:08

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për grevën në arsim.

Rezoluta e partisë opozitare, PDK-së, ka paraparë që Qeveria të nisë negociatat me Këshillin grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) brenda 48 orëve dhe të gjendet zgjidhje për dhënie fund të grevës.

Kjo rezolutë ka paraparë po ashtu që në grupin punues për hartimin e Projektligjit për paga, të përfshihen edhe përfaqësues të autorizuar të BSPK-së, para se dokumenti të dalë për miratim para Qeverisë.

Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë Kosovën do ta vizitojë Sekretari Gjeneral…