Nuk kam pse të stërvitem, nuk kam asnjë motivim

23 maj 2020 | 17:00

“Në këtë moment nuk shoh arsye për t’u stërvitur”. Kjo deklaratë vjen nga një prej legjendave të tenisit dhe sportit botëror si Roger Federer.

Ish-raketa numër një ka treguar gjatë një direkte në “Instagram” me ish-tenistin Gustavo Kuerten, se nuk ka asnjë motiv të përgatitet, duke parë se rikthimi në fushë është ende shumë larg.

“Nuk kam asnjë motivim. Nuk mund ta imagjinoj që të luaj pa tifozë dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë kurrë. Do të ishte shumë e vështirë për mua të luaja në një turne me porta të mbyllura”, ka thënë Federer.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ferizajt ka krye testet për Covid-19 dhe ka…