“Nuk ke çfarë kërkon në takimin tim me Zelenskyn” – Putin habit Donald Trump

20 gusht 2025 | 00:20

Një zyrtar i lartë amerikan zbuloi se presidenti amerikan, Donald Trump, kur telefonoi homologun Vladimir Putin dhe i tregoi se do të jetë pjesë e takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, morri një përgjigje të papritur nga diktatori i Rusisë.

“Nuk ke pse të vish. Dua ta takoj vetëm”, mësohet t’i ketë thënë Trumpit, Vladimir Putin, raporton Politico.

Megjithatë, ekipi i Trumpit “filloi të punojë për këtë,” dhe detyra për të organizuar takimin iu besua të dërguarit të presidentit amerikan, Steve Witkoffit, i cili javë më parë në Moskë takoi Putinin.

Takimi me Putinin në Alaskë u bë vendimtar për negociatat e mëtejshme.

“Pas Alaskës, ishim të emocionuar që Putin të paktën foli dhe kishte shenja që mund të negociohej”, tha një zyrtar tjetër i lartë.

Shenja më e rëndësishme ishte miratimi i Putinit për të diskutuar garancitë e sigurisë, në vend që t’i refuzonte menjëherë.

“Nëse Alaska nuk do të kishte qenë e suksesshme dhe nëse Putin nuk do të na jepte pak hapësirë, nuk do të kishim evropianët në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi zyrtari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I vetëquajturi profesor Pëllumb Pilinçi, pasi prezantoi qeverinë hije në…