
Nuk më duan president ata që synonin ndryshimin e kufijve të Kosovës
12 shkurt 2022
| 22:37
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se atë nuk e duan në këtë pozitë ata të cilët ishin për lëvizjen e kufijve të Kosovës.
“Nuk më duan president dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush synonte ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro “Ballkanit të Hapur””, ka shkruar ai në llogarinë e tij në “Facebook”.
“Nuk ka Zot që e ndal Ilir Metën të reagojë kundër padrejtësive, shkeljeve të Kushtetutës dhe dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë”, ka shkruar Meta.
Ka qenë komisioni parlamentar për ligje që ka iniciuar shkarkimin e Metës nga pozita e presidentit dhe tani ka afat edhe disa javë që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim.