
“Nuk më pëlqen të shkuarit nga një shtrat në tjetrin…” rrëfimi pa filtra i Belen Rodriguez: Jam beqare, do të më bindte një burrë…
Pas disa muajsh heshtje, Belen Rodriguez ka dhënë një intervistë të gjatë dhe pa filtra për “Chi”. Modelja e famshme ka zbuluar detaje të pathëna më parë për jetën e saj private dhe profesionale: nga problemet shëndetësore që e bënë të largohej nga televizioni e deri te marrëdhënia me motrën e saj, Cecilia.
Belen flet për depresionin
“Depresioni është një sëmundje e njohur që ka të bëjë me trishtimin, me gjërat që të kanë ndodhur. Unë nuk luaj rolin e viktimës, secili është arkitekti i fatit të vet. Unë jam dikush që gjithmonë merr fajin për veprimet e veta. Nuk është se fundi i martesës sime është pika qendrore. Nuk kam patur një jetë të lehtë, u largova nga shtëpia në moshën 16-vjeçare, i arrita qëllimet e mia duke luftuar dhe duke hequr dorë nga diçka. Kaq shumë vite në TV, famë stresuese, kaq shumë gjëra që i kam mbajtur mbi supet e mia pa kompromis. Nuk kam pasur kurrë askënd që të më ndihmojë, nuk kam qenë kurrë “e dashura e”, këto janë gjëra që në fund të fundit rëndojnë në jetën tënde personale.
Kam pasur momente që nuk ishin të lehta për t’u përballur dhe, kur i ke jetuar ato momente, nuk kthehesh kurrë në mënyrën se si ishe më parë. Tani mund të them se jam me këmbë në tokë. Thashë: “Belen, jemi 40 vjeç, pak më pak”. Jam shumë delikate, kam ndryshuar në lidhje me zgjedhjet”. “E njoha veten në të gjithë këngën e Fedez, Battito. Nuk e miratoj gjithmonë Federicon, por më pëlqeu ajo këngë, ishte i mirë. Nuk do t’ia dëshiroja askujt atë që përjetova”, kështu e nis rrëfimin e saj Belen.
Ndërsa në lidhje me raportin me motrën e saj, Cecilia, blogerja e njohur u shpreh se nuk ka asnjë problem mes tyre.
“Në jetë kemi debatuar të paktën 5000 herë, e jeta është e gjatë, por jemi motra dhe gjithmonë e gjejmë njëra-tjetrën. Nuk kemi nevojë që raportin tonë t’a ndajmë në rrjetet sociale”, ka sqaruar Belen, e cila ka folur edhe në lidhje me shtatzëninë e së motrës:
“Është e mrekullueshme dhe mezi pres të shoh mbesën time. Cecilia ka punuar shumë për të arritur deri këtu dhe jam e lumtur që zgjodhi për fëmijë e saj emrin e gjyshes sonë, Clara Isabel, një grua që e donim jashtëzakonisht shumë”.
Belen ka një të dashur?
“Jam beqare dhe e dëlirë. Nuk më pëlqen kjo gjë e të shkuarit nga një shtrat në tjetrin, më duket e ndyrë. Gjithmonë kam qenë në një lidhje. Do të më bindte një burrë që nuk është egoist, inteligjent, i realizuar, por edhe i ndjeshëm, me një anë femërore. Por kjo nuk ka të bëjë me feminizmin, për mua, burrat veshin pantallona dhe gratë duhet të mbrohen. Burrat kanë muskuj, por edhe brishtësi. Është mirë të shohësh këtë anë të tyre, sepse të bën të ndihesh i barabartë”, u shpreh Rodriguez.